Haliti shpreh ngushëllime për familjen Bogujevci: Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme
dp

Lexo edheNasim Haradinaj emocionon protestuesit në Bruksel: UÇK-ja çliroi tokën e Evropës

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy anëtarëve të familjes Bogujevci, Nafijes dhe Egzonit.
Në një telegram ngushëllimi, Haliti u shpreh se ky akt i rëndë dhune është një humbje e madhe dhe një ngjarje që trondit çdo qytetar, transmeton IndeksOnline.
“Njëkohësisht, shpreh shqetësimin dhe indinjatën time të thellë për këtë rast të rëndë dhe bëj thirrje që organet kompetente të veprojnë me urgjencë, të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
Dhuna dhe marrja e jetëve të njerëzve janë të papranueshme dhe nuk mund të kenë asnjë arsyetim. Siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e jetës së njeriut duhet të mbeten përparësi e institucioneve dhe e gjithë shoqërisë sonë” shkroi ai.

Lexo edheNasim Haradinaj emocionon protestuesit në Bruksel: UÇK-ja çliroi tokën e Evropës
Të dy viktimat, dje u vranë në Livoç të Gjilanit, nga bashkëshorti i Nafijes.
I plagosur mbeti djali i xhaxhait të Nafijes, i cili po merr trajtim mjekësor.