back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaSportGranit Xhaka e Xherdan Shaqiri i kushtojnë postime emocionale futbollistes të zhdukur...

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri i kushtojnë postime emocionale futbollistes të zhdukur shqiptare

Të ngjajshme

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë bërë postime emocionale në rrjetet sociale për futbollisten e zhdukur shqiptare, Florijana Ismaili.

Njëjtë si Xherdan Shaqiri, edhe futbollisti tjetër kosovar, Granit Xhaka po lutet për Florijana Ismailin.

Futbollistja nga Kosova, e cila është rritur në Zvicër, është zhdukur gjatë fundjavës që shkoi, respektivisht të shtunën pasdite në liqenin e Comos.

Nga ajo kohë, për 24 vjeçaren nuk ka më informata, edhe pse ekipet e shpëtimit nga Zvicra janë duke e kërkuar pandërprerë.

Futbolisti kosovar i Arsenalit e ka postuar një fotografi në Instastory të futbollistes shqiptare, e cila është pjesë e Kombëtares së Zvicrës, për të cilën lutet të jetë gjallë dhe ta vazhdojë jetën dhe karrierën si futbolliste.

Edhe Xherdan Shaqiri e ka bërë një postim emocionues për futbollisten shqiptare Florijana Ismajli, e cila është zhdukur gjatë fundjavës në liqenin e Comos në Itali.

Mediat zvicerane shkruajnë se autoritetet zvicerane e kanë vënë në përdorim një robot, i cili do ta kërkojë Florijanën, në liqenin e thellë deri në 100 metra.

Bota e futbollit është tronditur së fundmi me zhdukjen e futbollistes kosovare, e cila shihej si ardhmëria e futbollit zviceran.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz