Djali i Vuçiqit shfaqet në tubime me simbole të terroristëve të Banjskës, kërkohet reagimi i BE-së
dp

Lexo edheKallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Sipas pamjeve të publikuara, Danilo Vuçiq shihet gjithashtu në mesin e tifozëve që këndojnë këngë nacionaliste serbe me përmbajtje kundër Kosovës, raporton lajmi.net
Këto paraqitje po ngrenë shqetësime për glorifikimin e pjesëmarrësve në sulmin e Banjskës, ndërsa Milan Radoiçiqi, i cili e mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit, vazhdon të jetë figurë e përmendur në skenën politike serbe.
Nga Kosova po kërkohet që Bashkimi Evropian të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve dhe ndaj mesazheve që po përcillen gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, në një kohë kur përgjegjësia për sulmin në Banjskë mbetet çështje e rëndësishme për sigurinë dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë./Lajmi.net/

Lexo edheKallas: BE-ja nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë