BallinaLajmeShokuese: Rriten çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë deri në 200%

Shokuese: Rriten çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë deri në 200%

Të ngjajshme

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pastreshi ka reaguar për rritjen e çmimeve të produkteve të zakonshëm ushqimor, pas koronavirusit.

Prestreshi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar kuponin fiskal ku shihet se çmimi i supës, nga rreth 35 cent sa ka kushtuar deri para pak kohe, tashmë ka shkuar në 90 cent.

“Përderisa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit”, ka thënë Prestreshi në një postim në Facebook.

Më herët, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, njoftoi se nesër do të thërrasë mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së ku do të koordinohen me Qeverinë rreth veprimeve që do të ndërmerren pas shqetësimeve që AKK-ja thotë t’i ketë pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19.

“Pas shumë shqetësimeve që i kemi pranuar nga qytetarët dhe opinioni publik për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore gjatë situatës së krijuar të COVID-19, dhe pas mbledhjes urgjente të qeverisë së Kosovës që u mbajt sonte në ora 20:00, zv.Kryeministri Hoti propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente. Nga nesër do të thërras mbledhje urgjente të Komisionit të AKK-së dhe do të koordinohemi me qeverinë”, tha Prestreshi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz