Vetaksident në rrugën Gjilan-Kamenicë, dy persona përfundojnë në spital me lëndime të lehta
dp

Lexo edheVëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 10:00, në afërsi të Banjës së Dobërçanit. Njësiti i Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku sipas raportit mjekësor kanë marrë lëndime të lehta.

Lexo edheVëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë
Ndërkaq, hetuesit rajonalë po i hetojnë rrethanat që çuan deri te vetaksidenti. /Lajmi.net/