Policia jep detaje për aksidentin në Llaushë të Skenderajt: Dy zyrtarë të lënduar, vetura e dyshuar u braktis në Rezallë
dp

Lexo edheRama paralajmëron masa të reja pas protestave në Tiranë: Gjoba deri në 5510 euro dhe burg për maskimin

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:45, gjatë patrullimit të njësitit policor.
“Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën, në lëvizje drejtuesi i veturës së dyshuar i panjohur ka goditur veturën e policisë, e cila ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike”, thuhet në raport.
Si pasojë e përplasjes, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Skenderaj, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut. Pas trajtimit, janë liruar.

Lexo edheRama paralajmëron masa të reja pas protestave në Tiranë: Gjoba deri në 5510 euro dhe burg për maskimin
Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të veturës së dyshuar. /Lajmi.net/