Katër orë pritje në Jarinjë, dy orë në Merdar
dp

Lexo edheProtestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Pritjet në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur deri në katër orë, si pasojë e fluksit të qytetarëve gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Sipas përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar rreth orës 16:25, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës pritjet për të dalë nga territori i Kosovës janë deri në katër orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë deri në tri orë.
Në Merdar, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në dy orë, ndërsa për të hyrë deri në një orë e gjysmë.

Lexo edheProtestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit në Tiranë
Ndërkaq, në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në një orë, kurse në Bërnjak deri në 30 minuta. Në Muçibabë, pritjet janë rreth pesë minuta.
Në pikat e tjera kufitare gjendja paraqitet më e qetë.