back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSport“Shokon” Ronaldo: Isha afër transferimit në Barcelonë

“Shokon” Ronaldo: Isha afër transferimit në Barcelonë

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Cristiano Ronaldo konsiderohet si legjendë e Real Madridit.

Mirëpo, nëse kthehemi rreth dy dekada më parë, historia e yllit portugez ka mundur të ishte krejt ndryshe.

39 vjeçari ka zbuluar se rrugëtimi i tij drejt majave të futbollit ka mundur të kalonte kah Barcelona, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, sa ishte pjesë e Sporting Lisbonës në vitin 2003, CR7 ka mundur t’i bashkohej gjigantit katalunas.

Por, sipas tij, “Blaugrana” me gjasë deshën të prisnin edhe një vit para se ta transferonin në “Camp Nou”, por që në atë verë më i shkathtë u tregua Manchester United, i cili e mori atë në “Old Trafford”.

“Po, ishte periudha kur unë isha duke luajtur në Sporting Lisbonë dhe e kisha mundësinë që t’ju bashkohesha disa klubeve të ndryshme, një prej së cilave ishte edhe Barcelona”, deklaroi fillimisht Ronaldo në intervistën e fundit.

“E mbaj mend si sot, isha me një person nga Barcelona, e cili e dëshironte transferimin tim, por nuk ndodhi”, shtoi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Ndoshta ata (Barça) deshën të më transferojnë, por jo atë vit, por në vitin pasues. Pastaj, një klub erdhi dhe më transferoi menjëherë”, shpjegon pesë herë fituesi i Topit të Artë, duke aluduar në “Djajtë e Kuq”.

“Ju e dini se sa shpejtë lëviz gjithçka në futboll”, përfundoi Ronaldo.

Pas Man Utd, Ronaldo përfundoi në Real Madrid, ku e shkroi historinë, ndërsa më pas iu bashkua Juventusit, derisa tash është pjesë e Al Nassr në Saudi Pro League. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz