Shkupi reagon ndaj Edi Ramës: Mos u merr me Maqedoninë
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vazhduar me reagimet drejtuar shteteve fqinje
Pas konfliktit me Greqinë dhe Serbinë për emrin e Maqedonisë, MPJ e Maqedonisë ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Edi Ramës në lidhje me të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë.
”Në Maqedoni ka përfaqësues legjitim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend dhe ata janë faktorët e vetëm për të sjellë vendime. Është mirë që mënyra e veprimit në Maqedoni ku ka multikulturalizëm dhe integrim të të gjithë etniteteve të zbatohet edhe në shtetet fqinje. Nuk duam të komentojmë më shumë se kush është duke u përzier në Maqedoni por ju bëjmë thirrje që të respektojë pavarësinë e Maqedonisë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët për ne janë të rëndësishëm dhe prej atyre pritet që të sjellin vendime brenda në shtet”, thuhet në reagimin e MPJ-së në Maqedoni.

Lexo edheSituatë e qetë në Mitrovicën Veriore pas tubimeve të djeshme
Edi Rama para dy ditëve tha se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni dhe se shqiptarët me maqedonasit duhet të jenë të barabartë si dy sytë.














