back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSerbi i drejtohet Haradinajt: ‘Ti qenke trim’

Serbi i drejtohet Haradinajt: ‘Ti qenke trim’

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Një banor i nacionalitetit serb të fshatit të Kremenatë të Kamenicës, i ka ofruar mbështetje kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, nëse ky i fundit i ndalë vjedhjet të cilat sipas tij po ndodhin në këtë fshat.

Ai tha se ndjehen të lirë në vendin e tyre, por se vjedhjet në fshatin Kremenatë,  i cili ndodhet afër kufirit me shtetin serb, janë shumë të zakonshme si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.

Ai madje e vlerësoi vizitën e Haradinajt në këtë pjesë si shumë të guximshme.

“Ti qenke  trim ne jemi të lirë këtu.. Në Kamenicë nuk isha ardhë por erdha për ju….Kemi problem me vjedhje vidhet gjithçka edhe neve edhe shpatarëve…Nëse na siguron këtë që nuk ka vjedhje keni votën time”, u shpreh ai.

Haradinaj ka qëndruar në Kamenicë gjatë ditës së sotme ku ka bërë edhe prezantimin e kandidatit të AAK-së për  kryetar të kësaj komune, Faton Jakupi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz