back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaJetëSëmundja që prek vetëm djemtë, 238 deri tani

Sëmundja që prek vetëm djemtë, 238 deri tani

Të ngjajshme

238 persona në vendin tonë janë të prekur nga hemofilia.  Pacientët që mbartin sëmundjem e trashëgueshme vuajnë mungesën e mjekimit të rregullt me Faktor 8 për shkak se ky medikament gjendet gjithmonë në sasi të reduktuara në spital.

Genta Qirjako: Hemofilia është një sëmundje e trashëgueshme, trashëgohet vetëm te djemtë nga nëna bartëse. Që gjaku të mpikset ka nevojë për disa proteina, mungesa e njërës prej tyre bën që gjaku gjatë një hemoragjie të mos mpikset por të vazhdojë në mënyrë konstante, në varësi edhe të gravitetit.

Specialistët e shëndetit këmbëngulin se identifikimi i vonshëm i hemofilisë është një ndër shkaktarët e përkeqësimit të gjendjes së pacientëve.

Genta Qirjako: Identifikimi i hershëm ndihmon në trajtimin sa më të hershëm  të kësaj sëmundje duke shmangur komplikacinet. Le të flasim hapur dhe të mos e fshehim hemofilinë. Ëshë një sëmundje që fatkeqësisht është e lindur, nuk mund ta ndryshojmë dot. Por ne mund të përmirësojmë cilësinë e jetës nëse ndërhyhet herët.

Specialistja e ISHP-së, Genta Qirjako, bën apel edhe për dhurimin e gjakut, si një nga faktorët kyç në rritjen e jet0ëgjatësisë së personave të prekur me hemofili. /TVOra/

Të Fundit

Sport

ShowBiz