HomeLajmeSekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 16 mijë euro

Të ngjajshme

Vala e të nxehtit godet Francën, raportohet për të vdekur

Dyzet persona janë mbytur nga vala e të nxehtit...

Presidenca jep kontratën mijëra euroshe për sigurime shëndetësore të ish-presidentëve

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka nënshkruar...

Djegia e veturës në Duhël të Suharekës, nuk raportohet për të lënduar – Policia jep detaje

Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga...

Vetura godet një këmbësor në Pejë

Një veturë ka goditur aksidentalisht një këmbësor, sonte në...

Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut: Ka humbur tri palë zgjedhje me radhë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe nënkryetarja e...

Dje, Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës-DRK Jug, pas pranimit të informatave për një depo të dyshuar  në qytetin e Ferizajt, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me sekuestrim e një sasie të madhe të mallrave të kontrabanduara.

Lidhur me rastin, njësitë përkatëse policore kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar depon e dyshuar për vendosje të gjësendeve të kontrabanduara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.

Pas sigurimit të urdhrit verbal të prokurorit kompetent, është kryer kontroll në lokacionin e dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar mallrat si në vijim:

  • 800.4kg. duhan i përpunuar,
  • 94 kg. mjaltë,
  • 30.4kg. ambalazh i plastikës,
  • 178kg. ambalazh i letrës,
  • një makinë për përpunim të duhanit,
  • një makinë për përpunim të ambalazhit dhe një spërkatëse e ujit për spërkatje të duhanit. 

Vlera e përafërt e mallrave është rreth 16.500 € ndërsa akciza dhe shmangiet doganore janë rreth 34.000€. Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse policore mallrat e sekuestruara janë proceduar te Dogana e Kosovë për procedura të mëtutjeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz