Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut: Ka humbur tri palë zgjedhje me radhë
dp

Lexo edheZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

Duke komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë, Krasniqi tha se Abdixhiku duhet të marrë përgjegjësi politike, pasi sipas saj LDK-ja ka humbur tri procese zgjedhore radhazi nën drejtimin e tij.
“Duhet me u tërheq, sepse ka humbur tri palë zgjedhje me radhë. Kemi pritur një bashkim të madh të së djathtës dhe e pat që nuk patëm shumë sukses. Të gjithë ata njerëz i ka sjellë kryetari, i kemi dhënë të drejtën me i pru të gjithë ata njerëz dhe pastaj rezultati është humbje”, deklaroi Krasniqi.
Ajo theksoi se kërkesa e saj për dorëheqje nuk është qëndrim personal, por qëndrim politik si pjesë e strukturave të LDK-së në Vushtrri.

Lexo edheZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro
“Ai duhet me u dorëheq. Unë jam për dorëheqje dhe po flas si nënkryetare e LDK-së, dega në Vushtrri”, u shpreh ajo.