HomeLajme​U nda nga jeta regjisori i RTK-së, Robert Bacaj

​U nda nga jeta regjisori i RTK-së, Robert Bacaj

Të ngjajshme

​Serie A publikon oraret, ja kur nis edicioni i ri

Liga italiane e futbollit ka konfirmuar datat dhe kriteret...

Ahmeti në Berlin: Ndikimi rus e kinez po sfidon Ballkanin, integrimi në BE mbetet çelësi i sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

Arrestohet një person në Junik, Policia i gjen armë dhe municion gjatë bastisjes

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për...

Imri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan

LDK momentalisht gjendet në një kaos. Degë të ndryshme...

Në moshën 52-vjeçare ka ndërruar jetë Robert Bacaj. Karrierën e tij profesionale në Radio Televizionin e Kosovës e filloi në vitin 2002 si regjisor.

Me përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme, ai ndër vite mbajti pozita të rëndësishme drejtuese, duke shërbyer si Udhëheqës i Njësisë së Regjisë dhe Realizimit, ndërsa në vitet e fundit edhe si Ushtrues i Detyrës së Udhëheqësit të TV Produksionit.

Për shumë vjet, Robert Bacaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin dhe prodhimin e shumë projekteve televizive, ngjarjeve kulturore, sportive dhe artistike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e produksionit televiziv dhe në jetën profesionale të institucionit.

Ai do të kujtohet për profesionalizmin, urtësinë, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj punës, si dhe për respektin që gëzonte nga kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Varrimi i Robert Bacajt do të bëhet nesër rreth orës 17:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjen Arbëria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz