Mes kërkesave për dorëheqje, Abdixhiku falënderon mbështetësit: Keni durim, do t’i tejkalojmë llogaritë e vogla
dp

Lexo edheReagim para mesnatës, Abdixhiku ka një thirrje të re për LDK-në

Ai ka thënë se në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, pasi sipas tij të mirat vijnë pastaj.
Abdixhiku ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.
“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai e ka ftuar anëtarësinë për durim.

Lexo edheReagim para mesnatës, Abdixhiku ka një thirrje të re për LDK-në
“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë. Ju faleminderit që jeni”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: