HomeLajmeReagim para mesnatës, Abdixhiku ka një thirrje të re për LDK-në

Reagim para mesnatës, Abdixhiku ka një thirrje të re për LDK-në

Të ngjajshme

Vetura godet një këmbësor në Pejë

Një veturë ka goditur aksidentalisht një këmbësor, sonte në...

Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut: Ka humbur tri palë zgjedhje me radhë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të  Kosovës dhe nënkryetarja e...

Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç

Në Holandë është kryer për herë të parë eutanazia...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas kërkesave të fundit për dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke falënderuar strukturat dhe aktivistët e LDK-së për mbështetjen e treguar ndaj tij.

Në një mesazh publik, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për kryetarët e degëve, nëndegëve dhe veprimtarët e partisë, që i kanë dërguar mesazhe mbështetëse, shkruan IndeksOnline.

“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë vetëm kalimtarë në një mision më të madh politik, duke vlerësuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes brenda partisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim; te mirat vijnë pastaj!”

Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht.

E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë.

Ju faleminderit që jeni!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz