Dyzet persona janë mbytur nga vala e të nxehtit në Francë që nga e enjtja, tha kryeministri Sébastien Lecornu.
Temperaturat arritën nivele rekord në disa qytete të mëdha dhe vala e të nxehtit arriti kulmin në disa vende evropiane, shkruan BBC.
“Nuk është diçka që duhet marrë lehtë, të notosh në zona pa mbikëqyrje gjatë një vale të nxehti”, tha ministrja e Sportit dhe Rinisë, Marina Ferrari, për radion franceze.
Franca, Spanja dhe Italia janë goditur më rëndë nga vala e të nxehtit deri më tani. Franca pa ditën e saj më të nxehtë të qershorit të regjistruar ndonjëherë të martën, duke arritur një mesatare prej 29.8 gradë Celsius.
Nata më e nxehtë u regjistrua të hënën, me një mesatare minimale prej 21.6 gradë Celsius, sipas Météo France, dhe më shumë se gjysma e vendit është në alarm të kuq.
Ndërkohë, në Spanjë temperaturat pritet të arrijnë kulmin mbi 40 gradë Celsius në disa zona, me alarme të kuqe në Andaluzi në jug dhe në Kantabri dhe Vendin Bask në veri, në ditën e tretë të një vale të nxehti kombëtar.
Spanja është më e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike sesa pothuajse çdo vend tjetër evropian.