BallinaLajmeSekretari Amerikan i Shtetit Rex W. Tillerson uron kryeministrin Mustafa për Festën...

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex W. Tillerson uron kryeministrin Mustafa për Festën e Kurban Bajramit

Të ngjajshme

Marihuanë dhe armë në posedim, policia arreston një prishtinas

Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj...

Bernardo Silva refuzon transferimin te skuadra e njohur

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas...

Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një...

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit...

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, ka uruar kryeministrin Isa Mustafa dhe të gjithë myslimanët me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për myslimanët në gjithë botën, sekretari Tillerson tha se shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në urimin e sekretarit amerikan, Rex W. Tillerson thuhet:

I nderuar, z. Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia më të mira për myslimanët e gjithë botës, në festën e tyre të Kurban Bajramit, si dhe urimet e mia për ata të cilët kthehen në shtëpi, duke shënuar përfundimin e pelegrinazhit të Haxhit.

Është moment domethënës të shohësh afër tre milionë myslimanë, përfshirë mijëra myslimanë amerikanë, të mbledhur në Mekë për të kryer obligimin e shtyllës së pestë të Islamit. Shumëllojshmëria e kulturave dhe shteteve të përfaqësuara në Haxhin vjetor, shërben si përkujtues i shoqërive vibrante civile, të cilat qëndrojnë së bashku në lutje, duke çmuar reflektimin shpirtëror, shërbimin, duke ndihmuar ata me më pak fat dhe duke ngritur themelet e respektit të ndërsjellët që i tejkalon kufijtë.

Në emër të Departamentit të Shtetit, ju dërgoj përshëndetjet e mia të ngrohta për një festë të lumtur.
Urime festën e Bajramit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz