Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj përmes planit operativ ,,Stop Drogave”, sot në Prishtinë ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar.
Lidhur me rastin pas konsultimit me prokurorin kompetent, nga njësitë policore është kryer basitsje në banesën e të dyshuarit të lartcekur, ku gjatë kontrollit është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe 13 fishekë.
Kontrolli ka vazhduar edhe në depon e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmitë si në vijim:
· 159 paketime të mbështjellura me substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 3 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 336.9 gramë (të gatshme për shitje),
· 1 qese me pluhur të bardhë e dyshuar për narkotikë të llojit kokainë me peshë 3 gram dhe një peshore digjitale.
Të gjitha dëshmitë janë evidentuar, fotografuar dhe tërhequr nga njësia e forenzikës.
Pas këtyre veprimeve, me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orësh.
