Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gaceferi, ka publikuar një fotografi me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kohën kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ndodhej në Skenderaj për rastin që lidhet me incidentin mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit.
Në fotografinë e publikuar në rrjete sociale, Gaceferi ka shkruar: “Me neve dyve nuk oshtë bash e mençur mi kru”.
Postimi i tij vjen në kohën e tensioneve të krijuara në Skenderaj, pas raportimeve për përleshjen mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe kreut të degës së VV-së atje, Hysni Mehani, si dhe reagimeve pas zbarkimit të Njësisë Speciale në qytet.
- Advertisement -