Sot në ora 15:00 opozita ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, shkruan Gazeta Metro.
Kadri Veseli, i pari i PDK’së ka dje, gjatë ditë në një konferencë për media ka folur në lidhje me partneritetin më SHBA’në, dhe ka ftuar opozitën që sot në ora 15:00 të bashkohet për ta hequr taksën, dhe të mos lejoj Kryeministrin Kurti ta dëmtojë vendin.
“Për ta parandaluar një dëm të tillë, së bashku me deputetët e partive të tjera opozitare, ne kemi ftuar për nesër, në orën 15, një seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar llogari nga kjo Qeveri e papërgjegjshme në raport me qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Veseli
Kujtojmë që dje, kryetari i PDK’së Kadri Veseli, e ka qujatur të paaftë Albin Kurtin, dhe i cili po e rrezikon miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për fat të keq, gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo Qeveri është rrezik për interesin e përgjithshëm nacional. Ky rrezik vjen nga kjo Qeveri që ka mungesë të gatishmërisë për të marrë përgjegjësi dhe vendime në interes të vendit dhe qytetarëve tanë. Dëmi që po shkakton është i rëndë”, tha Veseli në konferencën për media./gazetametro.net