BallinaLajmeSapo kishte ardhur nga Anglia, i riu bashkë me prindërit nën rrënojat...

Sapo kishte ardhur nga Anglia, i riu bashkë me prindërit nën rrënojat e tërmetit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Një familjar i banorëve të bllokuar nën rrënojat e banesave në Thumanë ka treguar për Report Tv se vijojnë të presin të shpëtohen edhe një çift bashkë me djalin e tyre që kishte ardhur nga Anglia dy ditë më parë.

Ai tha se nuk di asgjë për fatin e tyre ndërsa u shpreh se do të vijojë të presë për ta derisa të rrëzohet edhe guri i fundit.

“Kemi vëllanë nënë rrënoja Hajredin Çupi, bashkëshorten dhe djalin që ka ardhur nga Anglia. Jemi në pritje. Djali tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet se në çfarë gjendje janë. Kemi ardhur këtu për 20 minuta nga Vora po nuk kemi komunikuar me to. Janë këputur shkallët dhe nuk kanë mundur të dalin. Tani ata i zënë rrënojat poshtë. Nuk kemi asnjë informacion akoma. Presim. Zoti e di atë punë se atë nuk e ka bërë robi. Nuk kemi ku të shkojmë. Kur të lëvizet edhe guri i fundit i pallatit ne këtu do jemi”, u shpreh familjari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz