BallinaLajmeSami Lushtaku me detyrë të re, caktohet udhëheqës i këtij departamenti në...

Sami Lushtaku me detyrë të re, caktohet udhëheqës i këtij departamenti në PDK

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

PDK sot ka bërë disa emërime të brendshme, duke caktuar udhëheqës të disa departamenteve brenda partisë.

Mësohet se i pari i degës së Skenderajt është caktuar udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha emërimet e PDK’së:

Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së; Agim Aliu, nënkryetar; Shaqir Totaj, nënkryetar; Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative; Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë; Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzuan të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Po ashtu, u rikonfirmua zotimi për fuqizimin e angazhimit të mëtejmë politik në pajtim me pritshmëritë e qytetarëve dhe sfidave të cilat po i kalon vendi. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz