back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmePartia e Fatmir Limajt në pritje të ofertës për formimin e ...

Partia e Fatmir Limajt në pritje të ofertës për formimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Qeverisë në largim, Fatmir Limaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe mbi nevojën për formimin e Qeverisë së re dhe funksionalizimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net

Pas takimit, Limaj është shprehur optimist se Kosova shumë shpejt do të bëhet me Qeverinë e re.

“Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besojë që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ambasadoren e falënderova për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që shteti francez ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën koha shpreha gatishmërinë tonë për të thelluar marrëdhëniet tona si dy vende mike”, ka shkruar Limaj.

Limaj ka njoftuar se me ambasadoren franceze ndër të tjera është diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Presim që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa me shpejtë të marr liberalizimin e vizave.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar Limaj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Nisma Socialdemokrate është shprehur e hapur për bashkëqeverisje, edhe pse ende nuk ka marrë ofertë për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, konfirmoi se kjo parti ende nuk ka marrë ndonjë ofertë, por se në rast se ju vjen ndonjë e tillë do ta shqyrtojnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz