BallinaLajmeSami Lushtaku mbledh PDK-në në Skenderaj, ky është vendimi i ri (FOTO)

Sami Lushtaku mbledh PDK-në në Skenderaj, ky është vendimi i ri (FOTO)

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka mbajtur një mbledhje me kryesinë e partie, transmeton Drenica Press.

Në një njoftim nga dega e PDK – së në Skenderaj thuhet:”Dega e PDK-së në Skenderaj ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e brendshme

Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj sot ka mbajtur takim me qëllim të nisjes së përgatitjeve për procesin zgjedhor brenda PDK.

Takimi është udhëhequr nga kryetari i degës Sami Lushtaku i cili ka kërkuar nga strukturat e degës, Rinia Demokratike dhe Gruaja Demokratike, angazhim të plotë në organizimin e procesit zgjedhor demokratik, duke iu dhënë mundësi të pjesëmarrjes në proces të gjithëve.

Ai ka kërkuar më ngulm që partia të krijojë kushte të barabarta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur të gjithë anëtarëve të PDK-së, dhe qytetarëve të Skenderajt, në veçanti të rinjve dhe grave.
Kryesia e degës me vendim unanim, sipas rekomandimit të Komisionit Qendror Zgjedhor të PDK, ka zgjedhur Komisionin për Organizim të Zgjedhjeve prej 7 anëtarësh.
Në përbërjen e tij, Komisioni ka dy anëtarë nga RDK, dy të tjerë nga GDK, si dhe tre anëtarë nga Kryesia e degës.

Komisioni do të udhëhiqet nga kryetari i degës Sami Lushtaku, ndërsa detyrat kryesore të tij janë organizimi dhe monitorimi i procesit zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimi të degës.

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Skenderaj i fton të gjithë anëtarët dhe simpatizanët e PDK-së, si dhe gjithë qytetarët e Skenderajt, në veçanti të rinjtë dhe gratë, që të marrin pjesë aktivisht në zgjedhjet e PDK-së, duke siguruar se PDK është e hapur për secilin qytetarë që përqafon programin dhe platformën politike të saj.

Fotografia e PDK - Dega Skenderaj

Fotografia e PDK - Dega Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz