Ish-komandanti i UÇK-së, Rrahman Rama: Jam i bindur që më 16 shtator do ta kemi një vendim, ashtu qysh e presim të gjithë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka folur për ish-katërshen e UÇK-së në prag të vendimit final në Hagë.
Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Rama, i cili ka qenë ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u shpreh optimist lidhur me vendimin që pritet të merret më 16 shtator.
“Unë jam shumë i bindur, e kam thënë edhe diku tjetër, që çfarëdo vendimi që të merret, po shpresoj dhe prapë jam i bindur që pozitiv, Kosova do të jetë ndryshe”, tha Rama.
Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit të vendimit, Kosova do të hyjë në një fazë tjetër.

Lexo edheKy është viktima që vdiq nga aksidenti me katërçikletë në Junik
“Por edhe në qoftë se merret, Zoti na ruajt, një vendim tjetër, prapë Kosova do të jetë ndryshe. Kështu që unë prapë jam i bindur që më 16 do ta kemi një vendim, ashtu qysh e presim të gjithë, më së pari familjet e tyre, por edhe populli i Kosovës”, deklaroi Rama