Policia jep detaje mbi aksidentin e rëndë të dy kamionëve në dalje të Kaçanikut
dp

Lexo edheGrenell: Ekziston mbështetje e dy partive në ShBA për Thaçin – Tani gjithçka varet nga Gjykata e Hagës më 16 shtator

IndeksOnline raportoi më herët për një aksident të rëndë trafiku të ndodhur në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit, ky dy kamionë u përplasen mes vete.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, që bëri me dije se dy persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident.
“Sot rreth orës 14:54, në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy kamionë të tonazhit të rëndë, me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në automjete, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore” deklaroi Veseli.

Lexo edheGrenell: Ekziston mbështetje e dy partive në ShBA për Thaçin – Tani gjithçka varet nga Gjykata e Hagës më 16 shtator
Për IndeksOnline, ai bëri me dije se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
“Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar” thotë Veseli.