back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeSa ka gjasa që ish-krerët e UÇK-së, epilogun ta presin në liri?

Sa ka gjasa që ish-krerët e UÇK-së, epilogun ta presin në liri?

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Ditë më parë u mbyll edhe cikli i dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtjes së ish krerëve të UÇK-së.

Ish komdandanti i NATO-s, Wesley Clark, u bë zëri i fundit nga radhët e dëshmitarëve, që u dëgjua në gjyqin ku katërshja po akuzohet për krime lufte.

Me arritjen e procesit gjyqësor në këtë fazë, vlerësohet se janë rritur gjasat që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, të presin epilogun në liri.

“Të gjithë dëshmitarët janë dëgjuar në Gjykatë, si ata të propozuar nga prokurori i specializuar, po ashtu edhe dëshmitarët e mbrojtjes. Edhe sa i përket peshës së veprës penale, nuk është ndonjë pengesë që të mbahen më tepër në paraburgim, për shkak se kemi të bëjmë me persona që kanë treguar se janë të gatshëm të zbatojnë vendimet e Gjykatës, urdhëresa, kërkesa dhe urdhëresa të prokurorit special gjatë gjithë procesit. Duke shtuar këtu faktin se ata vet janë dorëzuar, vet janë përgjigjur ftesave, kanë dhënë dorëheqje nga institucionet publike dhe partiake, dhe nuk ka ndonjë pengesë ligjore”, ka thënë avokati Skender Musa.

Procesi në këtë pikë, sipas avokatit Arbër Jashari, nuk ka bazë të fortë ligjore për mbajtje në paraburgim, bazuar edhe në kohëzgjatjen e kësaj mase ndaj ish krerëve.

“Edhe ky është një momentum i ri, unë mendoj që kjo është akoma një arsye më e fortë që ata të lirohen nga paraburgimi qoftë në masën e arrestit shtëpiak ose ndonjë masë tjetër të përcaktuar me ligj, sepse edhe ashtu janë mbajtur shumë në paraburgim, janë shkelur shumë të drejtat e tyre në këtë aspect”, shprehet avokati Arbër Jashari

Dosjet përfundimtare të palëve në këtë çështje, parashihen të dorëzohen deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm./teve1

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz