Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna
dp

Lexo edheKurti: Nuk ka proces gjyqësor që e njollosë UÇK-në – shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet publike shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është bërë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ndërsa mjetet do të transferohen deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht, me qëllim sigurimin e furnizimit me barna esenciale.
“Qeveria në detyrë ka miratuar Kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumë prej 4,333,900€ (katër milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e nëntëqind euro), deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Lexo edheKurti: Nuk ka proces gjyqësor që e njollosë UÇK-në – shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë