Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
dp

Lexo edhePolicia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Kosovë dhe një tjetër në Gjermani

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që parashikohet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Lexo edhePolicia realizon dy ekstradime, një person dërgohet në Kosovë dhe një tjetër në Gjermani
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.