Përfundon pas më shumë se dy orësh takimi Kurti-Abdixhiku, priten deklaratat për marrëveshjen
dp

Lexo edheKurti: Nuk ka proces gjyqësor që e njollosë UÇK-në

Takimi, i nisur në orën 18:00, u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik.
Pas përfundimit të takimit, priten deklarimet e Kurtit dhe Abdixhikut për media, ku pritet të bëhet e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë dakordim.
Para nisjes së takimit, Kurti kishte deklaruar se do të ruhej konfidencialiteti i diskutimeve deri në arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Abdixhiku nuk kishte pranuar të deklarohej për media.

Lexo edheKurti: Nuk ka proces gjyqësor që e njollosë UÇK-në
Kurti në takim ishte shoqëruar nga Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati, ndërsa Abdixhiku nga Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri./Lajmi.net/