Sa i mbajti premtimet Ramiz Lladrovci

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017.
Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, gjatë periudhës janar 2018 – dhjetor 2018 (viti i parë i mandatit katër vjeçar), janë përmbushur 165 premtime; pjesërisht të përmbushura rezultojnë 94 premtime; në 345 premtime ka pasur nisma në përmbushjen e tyre; kurse 299 premtime akoma nuk kanë nisur së realizuari.
Numri më i madh i premtimeve të realizuara është shënuar në fushën e infrastrukturës, arsimit, administratës dhe shërbimeve publike. Ndërsa fushat ku ka ngecje në përmbushjen e premtimeve janë ajo e ekonomisë, shëndetësisë, bujqësisë, si dhe ajo e urbanizimit.
Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve vetëm në 26 komuna, sepse disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore. Komunat si Skenderaji, Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.

Lexo edheInstitucionet Komunale në Drenas janë marr me rastin e fundit të viktimës N.N
Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.
Për të parë detaljet e premtimeve të dhëna dhe realizimin e tyre nga Ramiz Lladrovci, kliko në linkun më poshtë.
http://www.komunat.institutigap.org/premtimet/kryetaret/61/Ramiz%20Lladrovci














