Rummenigge për Harry Kane: E meritoi plotësisht!

Karl-Heinz Rummenigge i ka dalë në mbështetje të Harry Kane për fitimin e Topit të Artë, duke vlerësuar jo vetëm paraqitjet e sulmuesit anglez, por edhe karakterin e tij jashtë fushës.
“Harry Kane e meriton plotësisht Topin e Artë”, deklaroi drejtuesi i Bayern Munichut për gazetën gjermane AZ.
Rummenigge theksoi se Kane e meritoi këtë vlerësim jo vetëm për sezonin e jashtëzakonshëm që ka zhvilluar, por edhe për mënyrën se si përfaqëson vlerat e sportit.
“Jo vetëm sepse ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, por edhe sepse mishëron diçka që po bëhet gjithnjë e më e rrallë në sport dhe në shoqëri: të qenit një shembull i vërtetë për të tjerët”, u shpreh ai.
/Indeksonline/

Lexo edheRibery uron Harry Kane: Talenti dhe përkushtimi gjithmonë shpërblehen!
🌕✨ Bayern’s Karl-Heinz Rummenigge: “Harry Kane is an absolutely deserving Ballon d'Or winner”, told AZ.
“Not only because he's had an outstanding season, but also because he embodies something that is becoming increasingly rare in sports and society: being a true role model”. pic.twitter.com/e6L1zFHtTS
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 27, 2026














