Açikgöz: Stresi dhe presioni ndikojnë në performancën e punëtorëve, shëndeti mendor duhet të jetë prioritet
dp

Lexo edheEdi Rama: Populli ma dha mandatin -nuk jap dorëheqje

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka mbajtur një konferencë kushtuar sigurisë dhe shëndetit mendor të punëtorëve në Kosovë, duke vënë në pah rëndësinë e mirëqenies psikologjike në ambientin e punës.
Gjatë konferencës, Drejtori ekzekutiv Gökhan Açikgöz ka theksuar se stresi dhe presioni i vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e punëtorëve, duke nënvizuar nevojën për t’i kushtuar vëmendje të veçantë shëndetit mendor në vendin e punës.

Ai ka vënë në pah rëndësinë e krijimit të një ambienti të sigurt dhe të shëndetshëm për punëtorët, ku krahas sigurisë fizike, kujdes i veçantë t’i kushtohet edhe mirëqenies mendore.

Lexo edheEdi Rama: Populli ma dha mandatin -nuk jap dorëheqje
“Stresi dhe presioni ndikojnë në performancën e punëtorëve, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet shëndetit mendor në punë”, tha Açikgöz.
