Mbi 1 miliard euro pagoi Kosova për rrymën e importuar që nga viti 2021- të dhënat nga “Atlas Institute”
dp

Lexo edhePresidentja takohet me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, zbulohet se çka u diskutua

Por 1.03 miliard euro ka paguar vendi ynë vetëm për energjinë elektrike që nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026.
Të gjitha këto para u dhanë për të importuar energji elektrike.
Në vitin 2025 u shënua rritja më e ndjeshme e importit.
Në këtë vit, sipas të dhënave të bëra publike nga Atlas Institute, Kosova importoi 1.965 gigavat -orë (GWh) të energjisë elektrike.
Kësisoj shuma është 42% më e madhe sesa në vitin 2024.

Lexo edhePresidentja takohet me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, zbulohet se çka u diskutua
Prodhimi vendor sipas raportit ishte 5.298 GWh, që nënkupton 12.6 për qind më i ulët krahasuar me një vit më parë, pra me vitin 2024. Çdo 100 kilovat-orë (GWh) energji elektrike, sipas Atlas Institute, vijnë nga importi.
Po ashtu në bazë të Atlas Institute, importi që ishte planifikuar për vitin 2026, paraqitet 2.158 GWh. Deri në shtator, pagesat për energjinë e importuar kanë arritur deri në 182 milionë euro./Lajmi.net/