Ribery uron Harry Kane: Talenti dhe përkushtimi gjithmonë shpërblehen!
dp

Lexo edheHarry Kane falënderon trajnerët që i kanë ndihmuar gjatë karrierës

Ish-futbollisti francez Franck Ribery ka ndarë një mesazh urimi për sulmuesin anglez Harry Kane, duke vlerësuar përulësinë, punën e palodhshme dhe përkushtimin e tij ndaj ekipit.
Në mesazhin e publikuar, Ribery theksoi se kombinimi i talentit, vendosmërisë dhe frymës ekipore është çelësi që, herët a vonë, sjell shpërblimin e merituar.
“Urime, Harry Kane! Përulësia, puna jote e palodhshme dhe përkushtimi ndaj ekipit më në fund janë shpërblyer. Kjo është dëshmi se talenti, i kombinuar me vendosmërinë dhe shpirtin ekipor, gjithmonë shpërblehet. Respekt!”, thuhet në mesazhin e francezit./Indeksonline/

Lexo edheHarry Kane falënderon trajnerët që i kanë ndihmuar gjatë karrierës