BallinaLajmeRTV Dukagjini: Me 19 dhjetor Presidenti fton seancën konstituive të Kuvendit

RTV Dukagjini: Me 19 dhjetor Presidenti fton seancën konstituive të Kuvendit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

RTV Dukagjini merr vesh se rreth datës 19 dhjetor pritet të mbahet seanca për betimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se seanca konstituive mund të zgjasë shumë si proces duke u bazuar në praktikat e kaluara. Mirëpo sipas njohësve politik, LVV dhe LDK nuk kanë zgjidhje tjetër pos koalicionit dhe formimit të qeverisë.

Zgjedhjet e 6 tetorit, u deshtë gati dy muaj për tu certifikuar. Ndërkaq, tash i është hap rruga e konstituimit të Kuvendit. RTV Dukagjini, mëson se seanca për këtë, do të thirret më 19 dhjetor.

Përkundër kësaj, seanca konstituive mund edhe të zgjas. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ka praktika që kjo seancë ka zgjat me muaj.

“Praktika na tregon se seanca e Kuvendit ka filluar, por nuk ka përfunduar me javë e muaj të tërë. Pra është me rëndësi që të konstituohet Kuvendi e më pas t’i hapet rrugë formimit të qeverisë. Që nga dita e parë e mandatimit të kandidatit të për kryeministër, janë maksimalisht 40 ditë në dispozicion kur duhet të zgjidhet qeveria e re”, deklaroi  Eugen Cakolli.

Mirëpo sipas njohësit të çështjeve politike Rasim Alija, vendi nuk ka mundësi të shkoj në zgjedhje pasi një gjë e tillë nuk i konvenon as LDK-së e as Vetëvendosjes, pasi do të mund të kishte një PAN të dytë në qeverisje, përcjell Telegrafi.

“Në rast që vjen puna të zgjedhjet e reja asgjë nuk është e sigurt për VV-në e LDK-në që do t’i marrin votat që kanë pasur në tetorin që lamë pas. Pra duke i përmbledh të gjitha këto elemente, fillimi i vitit të ardhshëm do ta gjej Kosovën me një qeverisje, gjithmonë nëse dy partitë arrijnë të shkrijnë barrierat e sidomos për postin e presidentit”, deklaroi Rasim Alija.

Në vitin 2014, vendi u përball me bllokadë politike gjashtë mujore, pasi që nuk u arrit konstituimi i Kuvendit, duke u bllokuar tek çështja e kryetarit të Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz