Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës
dp

Lexo edheEkstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shkëmbyer mendime lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“36 vjet më parë, Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribouar për paqe dhe stabilitet në botë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka vlerësuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar se shteti gjerman ka kontribuar në procesin e shtetndërtimit të vendit.

Lexo edheEkstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
“Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka deklaruar Haradinaj.