U raportua se 27 kryetarë të nëndegës së LDK-së në Llap janë dorëhequr, flet Agim Veliu
BILLI

Lexo edheFlet babai i vëllezërve që vdiqën nën rrënoja: Nuk udhëtonin kurrë bashkë, frikësoheshin se vdisnin në aksident

Një nga komunat më të mëdha që udhëhiqet nga kjo parti është edhe ajo e Podujevës.
Së fundi në shumë media është raportuar se pikërisht në degën e LDK-së në Podujevë kanë filluar përçarje të shumta.
E gjithë kjo sipas raportimeve po ndodhë pas zgjedhjeve të brendshme që pati partia e LDK-së.
27 kryetarë të nëndegëve thuhet të kenë dhënë dorëheqje ndaj pakënaqësive kundrejt Agim Veliut në Llap.
Madje thuhej se disa prej të dorëhequrve janë nga fshatrat Siboc dhe Dumnicë.
Por një gjë e tillë del të mos jetë fare e vërtetë.
I kontaktuar nga Indeksonline, Agim Veliu ka deklaruar qartë se askush nuk ka paraqitur dorëheqje të mundshme tek ai.
Lexo edheFlet babai i vëllezërve që vdiqën nën rrënoja: Nuk udhëtonin kurrë bashkë, frikësoheshin se vdisnin në aksident
“Jo kurrfarë dorëheqje te unë nuk ka paraqit as edhe një kryetar nëndege”, ka thënë shkurt Veliu.
Ndryshe Veliu arriti që të rizgjedhej kryetar i LDK-së në komunën e Podujevës edhe për një mandate pikërisht me datën 1 korrik.
Rehati brenda LDK-së nuk pati as në kohën kur brenda partisë po zhvilloheshin zgjedhjet. Incidente të shumta pati thuajse në çdo nëndegë të kësaj partie të udhëhequr nga Isa Mustafa./Indeksonline/