back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeRTK: Serbët në Veri nuk do të ndalen, do të thonë se...

RTK: Serbët në Veri nuk do të ndalen, do të thonë se në Gazivodë është hedhur helm

Të ngjajshme

Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime, nisin hetimet

Një paciente e repartit të të sëmurëve kronik psikiatrik...

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...
- Advertisement -

Plani serb për ta inskenuar “katastrofën humanitare”në veri po vazhdon me ngulm nga Beogradi, ekskluzivisht nga kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq.

“Është hedhur helm në Gazivodë, dhe mos pini ujë nga ujësjellësi”, është urdhri tjetër që vjen nga strukturat e terrenit në komunat e veriut.

Një kanal i besueshëm i redaksisë së RTK-së nga veriu ka thënë se përveç kryetarëve të komunave, shumë aktiv në këtë drejtim, është edhe Zoran Millojeviq i njohur si “Zelja”, i cili, kryesisht, vepron me presion dhe me dhunë, sa herë ka nevojë Beogradi zyrtar.

“Zelja gjithmonë është aty ku urdhrat e Beogradit hasin në vështirësi për t’u zbatuar nga qytetarët dhe rendi i dytë i strukturave. Kështu ka ndodhur vazhdimisht edhe në kohën e zgjedhjeve apo mosmarrëveshjeve brenda Listës Srpska”, ka thënë burimi ynë për RTK.

“Për ta zbatuar këtë plan po flitet se janë përfshirë edhe serbët prorusë. ‘Zelja’ka kontaktuar edhe me Momçilo Arllovin, një serb që ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve serbe të inteligjencës, dhe shumë i afërt me Dejan Damnjanoviqin, i cili është shumë i lidhur me rusët Leonid Savin dhe Aleksandar Duginin, ideologun e Putinit”, ka përfunduar burimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz