Pas suksesit të markës së mirënjohur të produkteve të bylmetit “Drena”, kompania R&Rukolli Holding ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të portofolit të saj të produkteve.
Tashmë, kompania prezanton linja të reja prodhimi që përfshijnë:
Ruko Power – Pije energjike për ata që kërkojnë fuqi dhe fokus gjatë gjithë ditës
Panoni Ice Tea – Qaj i ftohtë, i freskët dhe i shijshëm, në disa shije natyrale
Ruko Juice – Linjë e re e lëngjeve premium, të pasura me përbërës natyralë
Ky zgjerim është pjesë e një strategjie afatgjatë për të përmbushur nevojat në rritje të tregut dhe për të sjellë produkte cilësore nga vendi ynë, të prodhuara me standardet më të larta.
“Investimi i radhës i R&Rukolli Holding: mbi 100 vende të reja pune dhe produkte të sigurta vendore për konsumatorët tanë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
R&Rukolli Holding mbetet e përkushtuar ndaj inovacionit, cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të industrisë vendore të ushqimit dhe pijeve.