Kelmendi: Vjen zotëri Thaçi thotë shiko, a është duke u folë për mu Ramiz, a po të them unë voto
dp

Lexo edheSot pas mesnate vie B2-shi në KEK, ja arsyeja

Ish-deputeti dhe biznesmeni pejan, Ramiz Kelmendi ka rrëfyer për herë të parë se si kishte ndodhur votimi i tij pro ligjit për Gjykatën Speciale. Ai ka treguar se fillimisht nuk kishte dashur ta votonte ligjin, por kishte ndryshuar qëndrim pas një bisede me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i kishte kërkuar ta mbështeste atë.
“Unë kam qenë deputet kur është votuar Gjykata Speciale, unë nuk kam dashur të votoj, nuk e kisha obligim, sepse nuk isha i lidhur me partinë që nuk do të më qet në ndonjë listë. Edhe më vjen zoti Thaçi edhe më thotë: ‘A o ka folet për mu Ramiz, po, a po të thom unë votom, po pse s’po voton. Fjala është për mu, s’është për ty. Unë jam i gatshëm që t’i përgjigjem drejtësisë ndërkombëtare, për mos me lonë asnjë element të njollosjes së UÇK-së e në veçanti edhe të liderëve të UÇK-së, prandaj votoma se duhet me votu’, edhe e kam votu”, tha Kelmendi.

Lexo edheSot pas mesnate vie B2-shi në KEK, ja arsyeja