Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, policia i sekuestron armë e municion
dp

Lexo edheÇka po ndodh në PDK? – Heshtje nga Hamza, Çitaku, Ismaili e Tahiri për Ligjin për Specialen, veç Gruda doli me reagim!

Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e vazhdueshme të veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Sipas raportit të Policisë, rasti lidhet me periudhën 2025-2026. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë 2025-2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion të kalibrit të ndryshëm. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline

Lexo edheÇka po ndodh në PDK? – Heshtje nga Hamza, Çitaku, Ismaili e Tahiri për Ligjin për Specialen, veç Gruda doli me reagim!