Të premten pritet mot me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të Kosovës
dp

Lexo edheKosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullatës. Megjithatë, lagështia e shtuar gjatë periudhave me vranësira dhe reshje mund të ndikojë te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Lexo edheKosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit
Ndërkaq, kushtet agrometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të përshtatshme për aktivitetet bujqësore sezonale, ndërsa rekomandohet që punët në bujqësi të planifikohen duke marrë parasysh reshjet e mundshme dhe temperaturat e mëngjesit./lajmi.net/