Elez Ahmeti akuzohet se tentoi ta privoi nga jeta vëllain e tij, sot para gjykatës me pranga në duar
dp

Lexo edheU ther me thikë, dyshohet se u hodh nga vetura në lëvizje – nesër para gjykatës rasti i vdekjes së Auron Thaqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi fillestar ndaj Elez Ahmetit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë.
Sipas aktakuzës, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të pandehurit dhe vëllait të tij, Afrim Ahmeti, i cili në këtë rast ka cilësinë e të dëmtuarit.
Në aktakuzë thuhet se Elez Ahmeti, me dashje, ka tentuar ta dëmtojë vëllain e tij, fillimisht duke e fyer dhe sharë me fjalë, e më pas duke e goditur me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.

Lexo edheU ther me thikë, dyshohet se u hodh nga vetura në lëvizje – nesër para gjykatës rasti i vdekjes së Auron Thaqit

Si pasojë e veprimeve të përshkruara në aktakuzë, Afrim Ahmetit i janë shkaktuar lëndime trupore.