Sot pas mesnate vie B2-shi në KEK, ja arsyeja
dp·

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se sonte pas mesnate njësia b2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar sonte rreth orës 00:15.
Sipas njoftimit për media, ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.
Më tutje thuhet se ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar rregullimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
NJËSIA B2 E TC KOSOVA B DO TË NDALET NË MËNYRË TË KONTROLLUAR
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.
Ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.
Ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës.
Për rikthimin e njësisë në operim, opinioni publik do të njoftohet me kohë.
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS Sh.A./Lajmi.net/

Lexo edheKosova prin në rritjen ekonomike në rajon, Serbia 6 vende prapa












