Punimet në rrugën Meqë–Beç, që lidh Klinën me Gjakovën, po ecin përpara me ritme të përshpejtuara.
Kompania Benit & Asfalt Group po zhvillon punime me intensitet të shtuar në këtë fazë përfundimtare, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
IndeksOnline ka mësuar se asfaltimi i këtij segmenti të rëndësishëm pritet të nisë më 20 gusht.

Kompanitë kanë përfunduar fazat përgatitore dhe kanë afruar punimet në mënyrë që të fillojë shtrimi me asfalt brenda dhjetë ditësh.
Rruga Meqë–Beç konsiderohet një arterie e rëndësishme që lidh komunat e Klinës dhe Gjakovës, dhe pritet të lehtësojë dhe të rrisë sigurinë në trafik./IndeksOnline/
