Rasti në Demiraj: Babai me të kaluar penale, pas daljes nga burgu kishte marrë nën përkujdesje foshnjën e braktisur nga nëna
dp

Lexo edheAUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave

Sipas informacioneve që ka siguruar lajmi.net nga burimet e veta, burri me inicialet A.D, kishte qenë i burgosur deri para një periudhe, për vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për narkotikë.
Burimet bëjnë të ditur se foshnja kishte mbetur nën përkujdesjen e babait, pasi ishte braktisur nga nëna.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur më 1999, dhe një foshnjë.

Lexo edheAUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër dhe ndalon shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë. /Lajmi.net/