Nis protesta kundër Qeverisë Kurti, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit
dp

Lexo edheKurti: Eksportet e Kosovës janë rritur për 27.5% që nga viti 2021, katër herë më shpejt se importet

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me politikat dhe vendimet e Qeverisë, të cilat i konsiderojnë të dëmshme për vendin.
Organizatori i protestës, Durim Aliu, kishte thënë në një intervistë për “Vox Kosova” se gjendja ekonomike në vend është arsyeja kryesore që e ka shtyrë të organizojë këtë protestë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Kurti dhe jo shkarkimin e ministrave, pasi, sipas tij, ministrat e emëruar nga Kurti kanë të njëjtën qasje.

Lexo edheKurti: Eksportet e Kosovës janë rritur për 27.5% që nga viti 2021, katër herë më shpejt se importet
“Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë”, ka deklaruar Aliu.