Tragjike në Gjilan: Babait i shpërthen në duar mjeti i dyshimtë, vdesin ai dhe foshnja tre muajshe
dp

Lexo edhePolicia jep detaje për rastin tragjik në Gjilan, konfirmon vdekjen e babait dhe foshnjës së tij në Demiraj

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se burri dyshohet se ka hapur një mjet të dyshimtë shpërthyes, i cili i ka shpërthyer në duar. Si pasojë, ai dhe foshnja që ndodhej në afërsi kanë vdekur.
Sipas informacioneve të siguruara nga lajmi.net, personi i rritur është A.S., babai i foshnjës.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk janë bërë të ditura plotësisht. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe prokurori kujdestar.

Lexo edhePolicia jep detaje për rastin tragjik në Gjilan, konfirmon vdekjen e babait dhe foshnjës së tij në Demiraj
Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.
Detaje të tjera priten pas hetimeve dhe sqarimit të rrethanave nga organet kompetente. /Lajmi.net/